• Narrow screen resolution
  • Wide screen resolution
  • Auto width resolution
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
  • default color
  • red color
  • green color

Teuhid

Thursday
Sep 09th
Home
Hukmi i atyre qė mushriket i arsytojnė mė hadithin e "Sexhdes se Muadhit" PDF Print E-mail
Written by Administrator   
Tuesday, 20 July 2010

 

Prej dyshimeve tjera nga grupet e devijuara te cilet i pershkruhen Islamit, eshtë hadithi rreth sexhdes se Muadhit (Allahu qoftë i kenqur me të). Mosnjohja e tyre e kuptimit të vertetë te Islamit, eshtë shkak se kerkojnë Ajete, Hadithe dhe Tekste te pakjarta per ti arsytuar mushriket dhe tavaghitet, te cilet i kanë leju shirkijate dhe kufrijate te ndrsyhme.

 

Transmeton Ibn Maxhe në Sunenin e tij dhe Besti në sahihun e tij, prej Ebu Vakidit i cili ka thënë: "Kur Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të) erdhi prej Shamit dhe i bëri sexhde të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të), i Dërguari i tha: "Çështë kjo?" Ai u përgjigj:’ "O i Dërguari i Allahut, erdha nga Shami dhe atje i pashë se si i bëjnë sexhde Patrijarhëve dhe Biskopave, edhe unë mendova të njëjtën gjë ta bëjë para teje." I Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) i tha: "Mos e bën këtë. Sikur ta urdhëroj dikën që ti bën sexhde dikujt do´t ia urdhëroj gruas që ti bën sexhde burrit. Gruaja nuk do ta plotëson të drejtën ndaj Zotit të vetë derisa nuk ja jep të drejtën burrit të saj, kështu që, kur prej saj ai të kërkon marëdhënie intime sikur ajo të ndodhet mbi samar, nuk duhet ta refuzon." Kjo fjali është e Bestit. (Tefsir Kurtubi 1/250).

 

 

Dallimi mes sexhdes përshëndetëse dhe sexhdes së adhurimit (ibadetit).

Themi: Ajo në çka janë shumica e dijetarëve, pa ikhtilaf (pa mendime të kundërta), është se kjo sexhde e Muadhit ishte sexhde përshëndetëse dhe kursesi sexhde ibadeti. Sepse nuk është e mundur që ky as´hab i madh nuk e ka ditur se sexhdeja i bëhet vetëm Allahut të Madhëruar dhe pa dyshim se kjo është një padrejtësi e madhe dhe shpifje për as´habin e nderuar, të cilin Profeti (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) e zgjodhi që të debaton me ehli kitabët që tu mëson Teuhidin dhe themelet e fesë, duke i thënë: "Ti do të shkosh te populli i kitabit..." (Tefsir Imam Kurtubi 1/250 tek fjalët e Allahut:

وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلاَئِكَةِ اسْجُدُواْ لآدَمَ فَسَجَدُواْ إِلاَّ إِبْلِيسَ أَبَى وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ

"Dhe (kujto) kur Ne u thamë melekëve: “Bini ju në sexhde para Ademit.” Dhe ata ranë në sexhde përveç Shejtanit (Iblisit) që nuk pranoi dhe ishte kryelartë dhe qe një prej mosbesimtarëve (prej të panënshtruarve ndaj Allahut)." (El Bekare:34)

 

Hafidhi duke e komentuar një pjes të këtij hadithi në Fet´hul Bari, 3/419 thotë: "Këto janë si fjalë hyrëse e vasijet (testamentit) që ai të ketë mundësin të koncentrohet në atë çështje, përshkak të faktit se ehlu kitabët janë njerëz të ditur, kështu që puna dhe mundi i tij gjatë debatimit me ta të mos jetë i kot dhe sikur debatimi me njerëzit xhahila që adhuronin idhujt..." (Fet´hul Bari, 3/419)

 

Hadithi i Muadhit ka deroguar sexhden e përshëndetjes.

A është e mundur që profeti (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) të ketë zgjedhur midis sahabëve atë i cili nuk i din bazat e Teuhidit, që të debaton me të diturit në çështjet të cilat ai nuk i din? El-Kurtubi, këtë hadith e merr si argument që sexhdeja përshëndetëse ishte e lejuar deri në kohën e Profetit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të).

 

Ibn Kethir për fjalët e Lartëmadhërishmit që thotë: "Dhe (kujto) kur Ne u thamë melekëve: “Bini ju në sexhde para Ademit.” (El bekare:34) të bërit sexhde Ademit ishte nënshtrim Allahut. Bërja e sexhdes para Ademit ishte edhe nderim për Ademin. Disa janë të mendimit se ajo ishte sexhde përshëndetje, selamit dhe nderimit, ashtu siç thotë i Lartëmadhërishmi:

وَرَفَعَ أَبَوَيْهِ عَلَى الْعَرْشِ وَخَرُّواْ لَهُ سُجَّدًا

"Dhe (Jusufi) i ngriti prindërit e tij lart në fron, e ata ranë para tij në sexhde (me fytyrë përtokë me nderim)" (Jusuf:100).

Kjo ishte e lejuar në popujt e mëhershëm, mirëpo u derogua në ummetin tonë dhe pastaj e përmendi hadithin e Muadhit."

 

Poashtu për ajetin e mësipërm nga surja Jusuf thotë Ibn Kethir (Allahu e mëshiroftë): "Kjo ka qenë e lejuar në popujt e mëhershëm, p.sh.: Kur e kanë përshëndetur më të vjetrin ju kanë përkulur. Kjo ka qenë e lejuar prej Ademit e deri te sheriati i Isas (alejhis - selam) kurse u ndalua në ummetin tonë, kurse sexhdeja është bërë vetëm për Allahun e Lartësuar. Në këtë kontekst janë edhe fjalët e Katades dhe të tjerëve." Pastaj e përmendi hadithin e Muadhit.

 

Në kuptim të fjalëve të Lartëmadhërishmit: "Dhe (kujto) kur Ne u thamë melekëve: “Bini ju në sexhde para Ademit.” (El Bekare:34), Sheukani thotë: "Mbizotëron mendimi se ajo ishte sexhde përshëndetëse dhe nderimi ndaj Ademit (alejhis - selam). Të bërit sexhde në sheriatin e njerëzve të mëhershëm ka qenë e lejuar simbas dobisë. Dhe ky ajet është argument se ajo ishte sexhdeja drejtuar Ademit, poashtu edhe ajeti tjetër të fjalëve të Lartëmadhërishmi: "Dhe kur Unë atij ti jap formën dhe në të do të fryej shpirtin, ju bjerni në sexhde atij!’" Dhe thotë i Lartëmadhërishmi: "Dhe (Jusufi) i ngriti prindërit e tij lart në fron, e ata ranë para tij në sexhde (me fytyrë përtokë me nderim)" (Jusuf:100). Kjo vepër e cila është ndaluar në sheriatin e Profetit tonë (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të), nuk do të thotë se ka qenë i ndaluar për sheriatet e mëhershme."

 

Ibn Tejmijje thotë:

"Nuk është e lejuar ibadeti tjetërkujt përveç Allahut të vetmit, as Diellit, as Hënës, as sundimtarit as Pejgamberit dhe as njerëzve të mirë. Dhe kjo ka ardhë në mil´letin (popujt) e të gjithë profetëve. Pasi që ishte përmendur në mil´letin tonë, u ndalua që të bëhet në kontekst të përshëndetjes dhe nderimit ndaj krijesave. Për këtë i Dërguari (Paqja dhe Bekmi i Allahut qofshin mbi të) ia ndalo Muadhit që ti bën sexhde ose ti përkulet atij. Pastaj e ka përmendur hadithin në fjalë. Poashtu, u ndalua që me rastin e përshëndetjes ti përkulet dikujt dhe ju ndalua që të qëndron mbas dikujt duke u falur nëse nuk falet i ulur." (Mexhmu'ul Fetava, 1/74-75)

 

Imam Saffarini na shpjegon se sexhdja i ka disa kuptime, dhe siç tregon Abu Jusuf dhe Jakup Ibn Is’hak As-Siki, këtu hyjnë edhe nëse dikush e lëshon kokën para tjetrit në shenjë të përshëndetjes. (Ghidhaa al-Albab fi Shar`h Mandhumat al-Adaab)

Ruku gjithashtu përmendet në kontekstin e sexhdes në ajetin në vijim:

قَالَ لَقَدْ ظَلَمَكَ بِسُؤَالِ نَعْجَتِكَ إِلَى نِعَاجِهِ وَإِنَّ كَثِيرًا مِّنْ الْخُلَطَاء لَيَبْغِي بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَقَلِيلٌ مَّا هُمْ وَظَنَّ دَاوُودُ أَنَّمَا فَتَنَّاهُ فَاسْتَغْفَرَ رَبَّهُ وَخَرَّ رَاكِعًا وَأَنَابَ

(Davudi menjëherë, pa dëgjuar tjetrin) tha: “Ai të ka bërë ty padrejtësi duke kërkuar delen tënde për t’ia shtuar tufës së tij. Dhe me të vërtetë, shumë bashkëpjesëtarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit përveç atyre të cilët besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi. E sa pak janë ata!” Dhe Davudi e kuptoi që Ne e kishim vënë atë në provë dhe kërkoi Faljen e Zotit të tij duke rënë i përkulur , duke bërë ruku(me fytyrë në tokë në sexhde) dhe iu kthye (Allahut) me pendim. (Sad:24)

 

Imam Al Kurtubi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

”Dijetarët e Tefsirit kanë ixhma se kjo sexhde nuk ishte ibadet, por përshëndetje. (Tefsir Imam Kurtubi, Sura Jusuf:100)

Imam Zamakshiri ka thënë:

“Sexhdja për Allahun bëhet si ibadet, ndërsa nëse bëhet sexhdja për dikënd tjetër pos tij është nderim, sikur që ishte rasti me sexhden e melekëve ndaj Ademit (alejhis selam), dhe sexhdja e Jakubit (alejhis selam) dhe djemve të tij ndaj Jusufit (alejhis selam).” (Kash´shaf 1/95)

 

Imam At-Tabari (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Sexhdja e melekëve ndaj Ademit (alejhis selam) nuk ishte ibadet, por shenjë e respektit dhe nderimit, dhe njëkohësisht nënshtrim ndaj urdhërit të Allahut të Madhëruar.” (Tasfir Imam Tabari, Sura El Bekare:34)

Fakhruddin Ar-Razi për të njejtin atjet ka thënë:

“Të gjithë muslimanët janë pajtuar se kjo nuk ishte sexhde e ibadetit, sepse sexhdja e ibadetit për dikënd tjetër pos Allahut të Lartësuar është Kufër, dhe Kufri nuk detyrohet (Allahu nuk e detyron askënd të bejë Kufër). Pastaj e cekë hadithin e Muadh ibn Xhebel (Allahu qoftë i kënaqur me të!). (Tafsir Fakhrudin Ar-Razi)

 

وَلاَ يَأْمُرَكُمْ أَن تَتَّخِذُواْ الْمَلاَئِكَةَ وَالنِّبِيِّيْنَ أَرْبَابًا أَيَأْمُرُكُم بِالْكُفْرِ بَعْدَ إِذْ أَنتُم مُّسْلِمُونَ

"As nuk do t’ju urdhëronte të merrni melekët ose Pejgamberët për zota. A mos vallë do t’ju urdhëronte të mohonit pasi që ju t’i ishit nënshtruar Vullnetit të Allahut (si musliman)?

(Tefsir At-Tabari Al Imran: 80)

 

Ato grupet e Kufrit, të cilët argumentohen me këtë ngjarje të Muadh ibn Xhebel, thojnë se çdo sexhde patjetër është Shirk i madh, pa marrë parasysh në cilën kohë dhe me cilin nijet bëhet. Kështu sipas tyre të gjithë ata që me vite adhurojnë të vdekurit dhe të gjallit, ende janë musliman xhahila dhe nuk lejohet të shpallen mushrik, pa marrë parasysh çfarë shirkijate dhe kufrijate bëjnë, sepse nëse sexhdja dikjut tjetër pos Allahut arsyetohet, tek ata çdo vepër tjetër gjithashtu arsyetohet!

Kështu që, nga besimi I tyre i kotë, rrjedhin disa gjëra që janë në kundërshtim me Teuhidin dhe fitren e shëndosh, dhe ato janë:

- Sipas atyre, Familja e Jusufit (alejhis selam) kanë bërë shirk të madh (e kanë adhuruar Jusufin), pa përjashtim, sepse edhe ata e kanë bërë një sexhde të tillë sikur Muadhi.

- Nga kjo rrjedh, se as Jakubi – babai I Jusufit (Alejhis selam) nuk e ka ditë kuptimin e Teuhidit, dhe nuk e paska ditur se ibadet dikujt tjetër pos Allahut është Shirk dhe dhulm më I madh! Do të thotë: Jakubi (Alejhis selam) dhe Muadh ibn Xhebel (Allahu e mëshiroftë) sipas tyre kanë qenë xhahila në teuhid (aslu-din) dhe kanë bërë shirk të madh, por kanë patur arsytim me xhehël!

- Sipas tyre Zogu me emrin Hud´hud ka pas ditur rreth Teuhidit me të mëdha sesa Muadh, Jusufi dhe Familja e tij, sepse Hud´hudi e ka ditur se populli i Sabes janë duke e adhuruar diellin duke I bërë sexhde adhurimi atij, kështu që Hud´hudi i tha Sulejmanit (alejhis selam):

فَمَكَثَ غَيْرَ بَعِيدٍ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمْ تُحِطْ بِهِ وَجِئْتُكَ مِن سَبَإٍ بِنَبَإٍ يَقِينٍ

إِنِّي وَجَدتُّ امْرَأَةً تَمْلِكُهُمْ وَأُوتِيَتْ مِن كُلِّ شَيْءٍ وَلَهَا عَرْشٌ عَظِيمٌ

وَجَدتُّهَا وَقَوْمَهَا يَسْجُدُونَ لِلشَّمْسِ مِن دُونِ اللَّهِ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ فَصَدَّهُمْ عَنِ السَّبِيلِ فَهُمْ لَا يَهْتَدُونَ

أَلَّا يَسْجُدُوا لِلَّهِ الَّذِي يُخْرِجُ الْخَبْءَ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَيَعْلَمُ مَا تُخْفُونَ وَمَا تُعْلِنُونَ

اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ

“Por pupëza nuk u vonua gjatë, veç (arriti) tha:

“Kam kapur (lajm për një gjë) që ti nuk e ke kapur dhe vij tek ti nga Sebai me lajme të vërteta. Gjeta një grua që i sundonte ata dhe asaj i janë dhënë të gjitha gjërat që duhen për një sundues në tokë; ka edhe një fron madhështor. Gjeta atë dhe popullin e saj duke bërë sexhde, adhuruar diellin në vend të Allahut dhe shejtani ua ka bërë atyre t’u duken të drejta e të pëlqyeshme punët e tyre duke i ndaluar nga Udha (Feja e Allahut), kështu që ata nuk janë të udhëzuar.” (Shejtani i ka penguar nga Udha e Allahut) kështu që ata nuk adhurojnë Allahun i Cili nxjerr në dritë çfarë fshihet në qiej dhe në tokë dhe (i Cili) di çfarë ju fshihni dhe çfarë ju shfaqni hapur. (Tefsir At-Tabari). Allahu, La ilahe il-la Huve (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Atij) Zoti i Arshit Madhështor më të Lartë!” (En Neml:22-26)

 

- Pastaj ngjarja e Melekëve duhet të komentohet nga ata gjithashtu në këtë mënyrë, sepse tek ata çdo sexhde është ibadet dikujt tjetër pos Allahut! Do të thotë, melekët i paskan bërë ibadet Ademit (alejhis selam) përpos iblisit të mallkuar, dhe Ademi (alejhi selam) paska qenë I kënaqur që po adhurohet pos Allahut të Madhëruar. Nga kjo rrjedh, se ata pa patur dituri e akuzojnë Ademin (Alejhis selam) se ishte Taghut dhe i kënqur që po adhurohet nga melekët. Rrjedh gjithashtu, se Iblisi ishte më i mirë sesa melekët, sepse ai nuk e bëri një vepër të tillë!

- Pika e cila është edhe më absurde tek këta, është se Allahu i paska urdhëruar melekët për një vepër të tillë, dhe sipas këtyre grupeve të Kufrit të cilët po argumentohen me këtë hadith, Allahu e paska urdhëru Shirkun (ibadetin dikujt tjetër pos Tij) në mënyrë të kjartë!

- Dhe gjithashtu përmendet në hadithin që e cekëm më lartë, se Muhammedi (Alejhis selam) ka thënë: Sikur ta urdhëroj dikën që ti bën sexhde dikujt do t`ia urdhëroj gruas që ti bën sexhde burrit."

Nëse nuk pranojnë këta individa se ka sexhde të përshëndetjes (e cila tani është e ndaluar/haram), atëherë edhe Muhammedi (Alejhis selam) në mënyrë indirekte ka thënë se e kishte lejuar gruan ti bëjë ibadet (të adhurojë) burrit të saj. SubhanAllah! Kërkojmë mbrojtje nga Allahu I Lartësuar nga këto mendime dhe devijime!

 

E cekim edhe një transmetim tjetër.

Imam Ahmed (Allahu e mëshiroftë) në Musnedin e tij këtë hadith e transmeton në këtë mënyrë:

“Nga Abdur-Rahman ibn Abi Laila, nga babai i tij, Muadh ibn Xhebel: ”I pash krishterët në Sham duke bërë këtë sexhde, dhe I pyeta: “Pse e bëni ju këtë? Ata u përgjigjën: “Kjo ishte përshëndetja e të dërguarve para nesh...”

Pastaj thash unë (Muadhi): ”Ne kemi më shumë drejt ta bëjmë këtë për profetin tonë, sesa ju”. Tani shpjegoj Muhammedi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të): ”Ata janë gënjeshtarë mbi profetët, dhe gjithashtu e ndryshojnë librin e tyre. Allahu neve na ka dhënë diç më të mirë, dhe kjo është Selami. Përshëndetja e banorëve të xhennetit...”

 

Si përfundim:

Sipas ixhmas së Ulemave sexhdja e cila është bërë nga Muadh ibn Xhebel (Allahu e mëshiroftë) ndaj Muhammedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të), Jakubit (alejhis selam) dhe familjes së tij ndaj Jusufit (alejhis selam), dhe melekëve ndaj Ademit (alejhis selam) nuk ishte sexhde e ibadetit (adhurimit), por sexhde e përshëndetjes dhe nderimit.

Sexhdja e Ibadetit për dikend tjetër pos Allahut nuk udhërohet nga Allahu I Lartësuar, e as nga Muhammedi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të). Dhe, sexhdja e ibadetit gjithmonë është Kufër dhe Shirk, vepër e cila nuk arsyetohet.

وَلاَ يَأْمُرَكُمْ أَن تَتَّخِذُواْ الْمَلاَئِكَةَ وَالنِّبِيِّيْنَ أَرْبَابًا أَيَأْمُرُكُم بِالْكُفْرِ بَعْدَ إِذْ أَنتُم مُّسْلِمُونَ

"As nuk do t’ju urdhëronte të merrni melekët ose Pejgamberët për zota. A mos vallë do t’ju urdhëronte të mohonit pasi që ju t’i ishit nënshtruar Vullnetit të Allahut (si musliman)? (Tefsir At-Tabari). (Al Imran:80)

 

Ndërsa sexhdja (përkulja - ruku) e përshëndetjes dhe nderimit ka qenë dikur e lejuar, ndërsa tani është e ndalur në këtë sheriat.

 

Sipas Kur`anit, Sunnetit dhe Ixhmas së Ulemave të Tefsirit shihet kjartë se ka dallim mes sexhdes së ibadetit, dhe sexhdes së përshëndetjes.

I tërë Falënderimi I takon Allahut të Madhëruar, I cili është Lartësuar mbi Arsh, dhe i pastër nga shpifjet e mushrikëve dhe çdo gjë që i përshkruajnë si partnerë!

 

Për atë themi: Këto janë citate të ulemave që flasin për lejuarjen e sexhdes përshëndetëse në sheriatet e mëhershme, kurse u derogua në sheriatin tonë. Kurse dihet të bërit sexhde ibadeti dikujt tjetër përskaj Allahut, nuk ka qenë e lejuar në asnjë sheriat tjetër. Të gjithë të dërguarit kanë ndaluar këtë dhe u thonin popujve të tyre: "Adhuroni vetëm Allahun pasi nuk keni tjetër të adhuruar pos Tij".

Dhe argumanet më i madh për këtë, janë fjalët në fund të hadithit: "Sikur ta urdhëroj dikën që ti bën sexhde dikujt do tja urdhëroj gruas që ti bën sexhde burrit." Dhe ky është një tekst i kjartë se ajo ishte një sexhde përshëndetëse dhe nderimi, sepse sikur të mos ishte ashtu, atëherë neudhubilah, do të ishte kontradiktore (kundërshtuese) me fjalët e Lartëmadhërihsmit:

وَلاَ يَأْمُرَكُمْ أَن تَتَّخِذُواْ الْمَلاَئِكَةَ وَالنِّبِيِّيْنَ أَرْبَابًا أَيَأْمُرُكُم بِالْكُفْرِ بَعْدَ إِذْ أَنتُم مُّسْلِمُونَ

"As nuk do t’ju urdhëronte të merrni melekët ose Pejgamberët për zota. A mos vallë do t’ju urdhëronte të mohonit pasi që ju t’i ishit nënshtruar Vullnetit të Allahut (si musliman)? (Tefsir At-Tabari). (Al Imran:80)

Kjo çka e përmendëm është nga mëshira e Allahut e mjaftuar për ti shkatërruar shubuhatet dhe bindjet e gabuara nga kuptimi i hadithit të lartëshënuar.

Allahu i udhëzoftë ata grupe të humbura të cilët me shubuhate të ndryshme mundohen të shkatrrojnë fitren në të cilën jemi krijuar. Ajetet, hadithet dhe fjalët e dijetarëve musliman janë shumë të kjart (Muhkem), por njerëzit me zemra të sëmuara kërkojnë të pa kjartën duke përhapur dyshime dhe keqkuptime. La havle ve la kuvete il-la bil-lah!

- Abu Batin e shpjegon një citat tjetër nga Ibn Tejmijje (Allahu e mëshiroftë):

"Çdo kush (secili) që bën ndonjë vepër që është Shirk, patjetër është Mushrik. Ne e thërrasim të pendohet. Nëse nuk pendohet, atëhërë vritet. Ibn Tejmijje na shpjegon në shumë vende, se ai i cili bën Shirk, ai është mushrik, dhe këtu ka Ixhma (koncenzus) të dijetarët. Kur Ibn Tejmijje ka folur për mushrikët, nuk ka bërë dallim mes atyre që bëjnë Shirk me padije, dhe me dije. Këtu ka ixhma tek muslimanët.

إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا

"Padyshim që Allahu nuk falë t’i vëhen Atij shokë në adhurim, por Ai fal përveç kësaj. Dhe kushdo që i vë shok Allahut në adhurim, vërtetë ai ka shpifur një gjynah të tmerrshëm." (En-Nisa:48)

إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء وَمَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلاَلاً بَعِيدًا

"Sigurisht që Allahu nuk e fal (gjynahun e) të vënit shok Atij në adhurim, por Ai i falë kujtdo që Ai dëshiron gjynahe të tjera përveç këtij. Dhe kushdo që i vë shok në adhurim Allahut, vërtetë ai ka humbur rrugën tepër larg." (En-Nisa':116)

إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللّهُ عَلَيهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ

وَمَا للظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ

"...Nuk ka dyshim se kushdo që i vë shok në adhurim Allahut, atëherë Allahu e ka bërë haram (të ndaluar) Xhennetin për të dhe vendbanimi i tij do të jetë Zjarri. Dhe për Dhalimunët (mosbesimtarët, keqëbërësit e mizorët) nuk do të ketë asnjë ndihmues."

(El Maideh:72)

Kush thotë për këto ajete, se këto vlejnë vetëm për ata që e bëjnë Shirkun me dije (d.m.th që bëjnë Shirk të madhë me dije), dhe i arsyton ata që e bëjnë nga mosdija (d.m.th i arsyton ata që bëjnë Shirk të madh nga mosdija duke i quajtur musliman), atëherë ai person ka zgjedhur një rrugë tjetër, dhe ai nuk është në atë rrugë në të cilën janë muslimanët. Kur ulemat e kanë dhënë gjykimin rreth atyre që bëjnë Shirk dhe bëhen murteda, asnjëher dhe në asnjë rast nuk i kanë arsyetuar ata persona nga mosdija, kjo është e kjart. Elhamdulil-lah." (Al Intisar li Hizb il Muwahhidin. Abu Batin, Al Shaykh Abdullah ibn Abdur-Rahman, Al Intisar li Hizb il Muwahhidin war-Rad ala al-Mujadil anil Mushrikein, 27, Aqidat ul Muwahhidein war-red alad-Dul´lal wal Mubtedein.)

 

- Thotë Sheikhu i ndëruar Abu Batin Abdullah ibn Abdur-Rahman (Allahu e mëshiroftë):

''Dijetarët e të gjithë shkollave juridike (medh´hebeve), kanë cekur shumë gjëra të cilat nuk mundet që ti numërojmë që janë nga fjalët, veprat dhe bindjet, vepruesit e të cilëve bëhen mosbesimtar (kafira), dhe këtë nuk e kanë kufizuar vetëm në inatxhin. Për atë shkak, secili që thotë se vepruesi i Kufrit mundet të arsyetohet me t´evil (keqkuptim), ixhtihad (ai që përpiqet të gjen ndonjë rregull sheriatik dhe pastaj gabon), pasim qorrazi (taklid) ose nga mosdituria (injoranca, xhehli) - ju ka kundërvu librit, sunnetit dhe ixhmasë, pa kurrfarë dyshimi.

Ai që thotë kështu, duhet domosdo ta shkatëron këtë themel të gabuar. Sepse nëse deri në fund i përmbahet këtij qëndrimi- pa dyshim do të bëhet mosbesimtar (do ta humb emrin ose statusin si musliman dhe e merr emrin kafir, që pastaj kjo në veti tërhjek edhe dënimin), kjo i ngjanë sikur atij që dyshon në shpalljen e Muhammedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të).''

 

...pastaj vazhdon sheikhu:

''Nëse vepruesi i Shirkut të madh arsyetohet me padituri (injorancë, xhehl) atëherë kush mbetet që të thotë se nuk ka arsyetim???

Simbas këtij pohimi del se Allahu mbi asnjërin nuk ka argument përveç mbi inatxhinë. Thënësi i këtij pohimi nuk do të jetë në gjendje ti përmbahet këtij themeli. Përkundrazi, ai domosdo do të bie në kundërshtime. Sepse nuk guxon të përmbahet mbi tekfirin e atij që dyshon në shpalljen e Muhammedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) ose që dyshon në ringjalljen ose në sendet tjera nga themeli i fesë (Aslu-dini).

Kurse ai që dyshonë është i paditur, injorant... - deri te fjalët -... prej kësaj rezulton se nuk guxojmë ti bëjmë tekfir të paditurit nga çifutët, krishterët dhe ata që i bëjnë sexhde Diellit, Hënës dhe statujave, përshkak të paditurisë (injorancës, xhehlit), as ata që i ka djegur Ali Ibn Ebi Talib, sepse jemi të bindur se ata kanë qenë të paditur. Kurse të gjithë muslimanët janë pajtuar se pabesimtar është ai i cili nuk bën tekfir mbi Çifutët, Krishterët ose dyshon në mosbesimin e tyre, kurse ne jemi të bindur se shumica e tyre janë të pa ditur.”

(Ed Durerus- Senijjeh, 12/69-74)

 

 

Sulejman bin Abdullah (Allahu e mëshiroftë) thotë:

"Dije se të gjithë dijetarët Islam janë të pajtimit se kush ia kushton dikujt tjetër pos Allahut ndonjë dua apo kërkesë ai është mushrik, edhe nëse thotë LA ILAHE IL-LA ALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH, edhe nëse agjëron. Sepse Islami e ka kushtëzuar përmes fjalës LA ILAHE IL-LA ALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH që mos të adhurohet askush tjetër pos Allahut. E kush e shqipton shehadetin dhe ia drejton ibadetin dikujt tjetër pos Allahut ai nuk e ka realizuar këtë shehadet. Kështu është shembulli i Jehudëve, të cilët thonë se nuk ka zot tjetër, mirëpo ata i bëjnë rival Allahut të Madhëruar. Andaj, vetëm të shqiptohet kjo fjalë me gjuhë, pa vepruar parimet e kësaj fjale, e as besuar në bazat e saja, nuk mjafton për të qenë një përson pjestar i Islamit. Ky është mendimi i të gjithë dijetarëve." (Tejsirul Azizil Hamid, f. 154-155.)

 

 

Përgaditi:  www.Thirrja-ne-Teuhid.com

 

Last Updated ( Tuesday, 20 July 2010 )
 
< Prev   Next >

Risi (New on the site)

 

  

RISI!! Thirrja në Teuhid

Download

 

 

http://www.shrani.si/f/2L/lm/DaXo3iX/untitled-2.jpg


RISI!! Mohimi i taghutit është shtyllë e Teuhidit

(Pergaditi: "Thirrja në Teuhid")

Download

Kur'an

"A i ke parë ata (hipokritët) të cilët shtiren se besojnë në atë që të është zbritur ty dhe në çfarë është zbritur para teje, ata duan të shkojnë për të gjykuar (për mosmarrëveshjet e tyre) te Taghutët (gjykatësit e rremë, të adhuruarit e trilluar), ndërkohë që janë urdhëruar t’i mohojnë ata. Por është shejtani ai i cili dëshiron t’i humbasë ata në pafundësi."
(An Nisa':60)

Nga e lartëpermendura e shohim qe Allahu i Lartesuar e trajton personin i cili gjykohet para tagutit/djallit njesoj sikur pjestar te besimit ne djall.  “…Sepse gjykimi para tagutit eshte besim ne te…”
(Fethul-Mexhid, f.345, Sheikh Abdur-Rahman Ibn Hasan)

Fetwa

Thotë Sulejman bin Sahman (Allahu e meshiroftë):
"Pasi qe mesove së është mosbesim të kerkuarit gjykim prej taghutit, e kupton ketë ne vijim: Allahu i Lartësuar ne Librin e Tij thotë së kufri (mosbesimi) eshtë më i keq së vrasja.
"Dhe El-Fitneh (mohimi i Allahut dhe adhurimi i të tjerëve përkrah Tij) është më e keqe se vrasja. " (El Bekare:191)
"El-Fitnah (Shirku) është më keq se vrasja." (El Bekare:217)
Fjala 'Fitnah' në ketë ajetë eshtë kufri dhe shirku.
Nese ky lloj gjykimi është mosbesim (tahakum ila taghut), duke ditur se mospajtimet diskutohen para gjygjit të taghutit vetem per arsye te dynjase, si mund ta kesh te lejuar te besh kufer per ate arsye? Njeriu nuk do te jet besimtar derisa mos t'a doje Allahun dhe te Derguarin e Tij ma shume se te gjitha, dhe deri mos ta doje Profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te) ma shume se femijet e vete, prinderit dhe te gjithe njerezit tjere.
Per ate, sikur te jene ne rrezik te gjitha te mirat tuaja ne kete dynja, nuk do ta kishe te
lejuar qe te gjykohesh/paditesh me te tjeret para gjygjit te taghuteve-djalleve. Dhe sikur dikush te te kercenonte me dhune qe te zgjedhish mes gjykimit/padise me tjeterkend para ati lloj gjygjit dhe humbjes te te mirave te kesaj dynjaje, atehere do ta kishe obligim qe ta
sakrifikojsh dynjane, dhe nuk do ta kishe te lejuar qe te kerkojsh gjykim para gjygjit te taghutit.”
(Ed-Durerus-Senijje, Kapitulli: Gjykimi i Murtedit, f.275)