| Pėrgjigje ne dyshimet lidhur hadithin e "kudretit" |
|
|
|
| Written by Administrator | |
| Friday, 16 July 2010 | |
|
Një prej shubuhateve (dyshimeve) të ashtuquajtur të ulemave (Pasuesit e Daud Ibn xhirxhisit-el nakshibendi) është edhe arsyetimi i shirkut të madh përmes hadithit të ''Kudretit'', hadith që e kanë përdorur edhe Pasuesit e Daud Ibn Xhirxhisit kundra davetit të shujukhve të Nexhdit, dhe poashtu ky dyshim përdoret edhe sotë nga shumë injorantë të cilët i përshkruhen Islamit kundër muvahhideve.
Transmeton Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) nga ResuluAllah (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) që ka thënë : ‘’Një njeri që nuk kishte bërë asnjë të mirë i ka urdhëruar anëtarët e familjes që ta djegin trupin e tij të vdekur, kurse hirin t'ia hudhin dhe t'ia shpërndajnë gjysmën në tokë e gjysmën në oqean. Pasha Allahun, nëse Allahu më kap, atëher do të më dënon me një dënim që asnjërin nga njerëzit e botës nuk e ka dënuar, dhe kur personi vdiq, ata realizuan vendimin e tij. Allahu urdhëroi tokën dhe oqeanin që të tubonin hirin e tij. Allahu e pyeti se pse veproi në atë mënyrë, ai iu përgjigj: "O Zoti im, këtë e kam bërë nga frika ndaj Teje nga ajo që kam vepruar duke e ditur se Ti ke mundësi për këtë, dhe pastaj Allahu e fali atë.’’ (Bukhari; Muslim; Nasai; Ibn Maja; Muwatta; Ahmad, Musnad)
Hadithi na ka ardhur te na nga disa rrugë të transmetimit. Nga transmetimi më lartë thuhet se ky njeri ka rënë në dyshim në atributin e kudretit (fuqisë) dhe kjo është në Bukhari, Er-Rikaak 25; Muslim, Teubeh 25) Në disa transmetime tjera thuhet se ai ishte vetëm se një mëkatar i cili u arsyetua nga shkaku i frikës ndaj Allahut dhe këtu nuk përmendet dyshimi në atributin e Allahut (Bukhari, Enbija 54; Ahmedi në musnedin, hadithi me numër 10674,10704,22169). Në këto transmetime nuk bëhet fjalë për mosnjohjen apo mohimin e Kudretit. Kurse në një transmetim tjetër të Muslimit thotë se personi i ka thënë ato fjali sepse e ka ditur se Allahu ka fuqi për ta dënuar atë (Muslim, Teubeh 25).
Duke dhënë përgjigje në këtë hadith, Ulemat kanë mendime të ndryshme, dhe konkluzioni është: Ky njeri nuk ka dyshuar në kudretin apo atributet e Allahut, por ka dyshuar në disa elemente që lidhen për atribut. Në një transmetim thuhet se ka thënë: ’’O Zot, e kam bërë këtë nga frika e madhe ndaj Teje’’, kurse në një transmetim tjetër: ‘’Për Allahun nëse Allahu do t’më ringjall, atëherë do të më dënon me një dënim që asnjërin nuk e ka dënuar më parë’’. Ai kishte frik nga Allahu dhe nga ky shkak atij ju fal. Sepse frika ndaj Allahut të Madhëruar është nga essenca e imanit, sepse thotë Allahu i Lartësuar: "Kështu që mos iu frikësoni atyre aspak, por m’u frikësoni vetëm Mua, nëse jeni besimtarë të vërtetë." (Ali Imran, 175) Dhe ajeti: "Vërtet ata që i frikësohen më shumë Allahut nga robët e Tij, janë dijetarët." (El-Fatir, 28). Ibn Battal el-Maliki ka thënë: ‘’Allahu ja fali atij përshkak të frikës së madhe nga Ai. Sepse rruga më e shkurtër për t´iu afruar Allahut është me frikë .’’ (Sherh Ibn El-Batal 19/254).
Ibn AbdulBerr ka thënë për këtë njeri: ‘’Dhe kjo thënje e tij është korrekte sa i përket imanit të këtij njeriu. Edhe nëse transmetimi i këtij qëndrimi nuk duket korrekt, porse domethënja e tij definitivisht është korrekte. Sepse principet e dinit e përmbajnë këtë thënje të tij.’’ (Fet´hul-Bari, 2/297).
Kurse Imam Ahmed e transmeton këtë hadith nga Ebu Hurejre dhe nga Ibn Mesudi me këtë shtojcë: ‘’Ai nuk kishte asnjë vepër të mirë përveç Teuhidit...’’ Abdullah ibn Mas'ud transmeton: "Nuk bëri asgjë të mirë në jetën e tij, përpos Teuhidit..." Ebu Hurejre gjithashtu e transmeton këtë nga ResuluAllah (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të). Në transmetimin e Ebu Hurejres kjo përmendet dy herë, në fillim dhe në mbarim.
Transmetohet nga Ebu Hurejre, prej Hasan dhe Ibn Sirinit nga ResuluAllah (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) i cili ka thënë: ‘’Ka qenë një njeri i cili ka jetuar midis tyre që ka jetuar para jush, i cili nuk ka pasur asnjë vepër të mirë përveç se ka praktikuar Teuhidin.’’
Kastalani thotë: ’’Ky njeri vetëm se ka praktikuar teuhidin, ka qenë i arsyetuar, përndryshe nëse nuk do ta kishte Teuhidin atëherë nuk do të falej.’’ (Ehadithul-Kudsijje 1/90)
Vërehet një gjë përkundër tevileve (shpjegimeve) që i bëjn dijetarët këtij hadithi të gjithë thonë se ai ka qenë muvahhid dhe musliman. Sepse ai nuk ka dyshuar në ringjalljen. Të vetmen shubhe (dyshim) që ai e ka pasur ka qenë se ‘’ndoshta Allahu nuk ka mundësi tja mbledh hirin pasi që të shpërndahej në tokë dhe ujë..."
Thotë Ibn Ebi Xhemra: ‘’Përshkak se ai ka besuar fuqishëm se do të pyetet për punët dhe veprat e tija të këqia, për këtë shkak ai ishte mu’min.’’ (Fet´hul Bari, 6481).
Në shpjegimin e këtij hadithi ulematë kanë ikhtilaf. Kurse ikhtilafi është bërë kësaj fjalie: ’’La in kader Allahu alejje...’’ sepse një nga ata kuptimet e kësaj fjalie është dyshimi në kudretin (fuqinë) e Allahut dhe për këtë shkak e kanë quajtur si ‘’mushkile’’ hadith. Kurse në fjalorin e hadithit mushkile donë të thotë me probleme, sepse nga jashtë kontradikton principet islame dhe është një rregull në shkencën e hadithit se nëse një hadith ka kontradikta nga jasht me ndonjë princip Islam atëher duhet që ky hadith të përshtatet (Imam Shatibiu, Muvefekat 3/9-10).
Kjo për shkak se bazë e ehlu sunnetit është se ‘’Pasuesit e teuhidit definitivisht do të hyjnë në xhennet’’ dhe ky princip - thotë Imam Neveviu - është stabilizuar me Librin, sunnetin dhe Ixhmanë (koncesusin e muslimanëve) dhe kur një hadith vjen dhe kontradikton këtë, atëherë është vaxhib që hadithit ti bëhet te´vil (shpjegim) në akordim ose simbas atij principi kryesor (Sherh të sahih Muslimit nga Imam Neveviu 1/99).
Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) thotë: ‘’Dijetarët rreth interpretimit të këtij hadithi kanë ikhtilaf. Njëra grup ka thënë se: ‘’Ta përshkruash këtë hadith me injorancë për kudretin e Allahut nuk është korrekte, sepse shkaku i kësaj është se ai i cili dyshon në kudretin e Allahut, është bidhatihi kafir. Por siç po vërehet nga fundi i hadithit se ai këtë vepër (djegëjen ) e ka bërë nga frika e madhe ndaj Allahut të Madhëruar. Ashtu sikur kafiri i cili nuk i trembet Allahut dhe për këtë shkak ai edhe nuk falet. Përsëri këtu bëjnë dy te´vile:a) Nëse Allahu ka përcaktuar dënimin. Në këtë rast të dy kuptimet e foljes kadera dhe kaddera, kanë të njëjtin kuptim, pra me shedde ose pa shedde. b) Folja kadera këtu e ka kuptimin 'dejjaka ala'. Ashtu siç është në ajetin 16, El Fexhr: “Zoti im më ka poshtëruar mua!” Ose kjo është edhe si në ajetin 87, El Enbija: "(Kujto) edhe Dhun-Nunin (Junusin), kur ai u largua me zemërim dhe mori me mend se Ne nuk do ta ndëshkojmë atë. Por ai thirri nëpër errësirë: “La ilahe il-la Ente” (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Teje, O Allah); i Lavdishëm dhe i Lartësuar je Ti përmbi çdo të keqe që të mveshin Ty." Por sidoqoftë, grupi tjetër thotë, se ky njeri nuk ka ditur se ç’po flet. Mirëpo fjalët e atij njeriu nuk kan qenë në përputhshmëri me besimin e tij të vërtetë, sepse ky këto fjali i ka thënë në gjendje agonie dhe frike ekstreme të cilat ndjenjat e mbizotëruan atë. Dhe për shkak të kësaj gjendje të vështir të agonisë, ai humbi kuptimin e fjalëve dhe nuk dinte qka flite. Kurse dihet se në këto raste njeriu nuk llogaritet me këto kushte. Kjo i ngjan sikur atij njeriu i cili e gjeti deven dhe nga gëzimi i madh tha: ‘’O Zoti im! Ti je robi im kurse un jam zoti yt..." Normalisht se mbi këtë person nuk bëhet tekfir përshkak se ai këto i tha nga gëzimi tepër i madh që e bëri atë ti harron vendin e fjalëve. Një grup i dijetarëve thanë se ky njeri ka jetuar në kohën e ehlu fetras ku vetëm teuhidi i ka shpëtuar. Ibn Xharir et-Tabari ka thënë se ky njeri ka qenë kafir. Abu'l Hasan Ashari ishte i pari që ka thënë një gjë të tillë... Allahu alem(Imam Neveviu 7/70-74).
Në Fet´hul Bari Ibn Haxher El-Eskalani thotë: ’’Khattabi ka thënë: Ky hadith mund të keqkuptohet sepse dikush mundet që të pyes: "Se si mundet që të falet njëri i cili mohon ringjalljen dhe kudretin, fuqin e Allahut i cili jep jetë të vdekurve?" Përgjigjja e kësaj pyetje është si vijon: ’’ Ai nuk e ka mohuar ringjalljen dhe poashtu ai nuk e ka mohuar kudretin (fuqin e Allahut), por ai kalkuloj gabimisht me mendimet se nëse e bënë këtë dhe këtë nuk do të dënohet. Por sidoqoftë këtë ngatërresë ai e bëri nga shkaku i frikës nga Allahu dhe nga imani i tij. Ibn Kutejbe thotë: "Sigurisht se disa nga muslimanët gabojnë në disa atribute, por atyre nuk u bëhet tekfir përshkak të kësaj."
Ibn Hazmi ka thënë: ‘’...transmeton hadithin deri në fund pastaj përgjigjet: Allahu ia fali këtij përshkak të imanit të tij në egzistencën e Allahut, përshkak të konfusionit të gabimit të tij, dhe përshkak frikës së tij dhe injorancës. (El-fasl fi el-Milal uel ahuai uen-Nihal 3/252).
Kurse Ibnul Kajjimi në Medarixhus-Salikin (1/338-339) thotë në fund të fjalëve: ‘’...Përkundër kësaj, Allahu ja fali atij dhe pati mëshir ndaj tij, përshkak se ai ishte injorant, sepse ajo që bëri ai ishte sipas dituris së tij të limituar (të mangët) dhe ai nuk e mohoj kudretin e Allahut (nuk bëri tekdhib - përgënjeshtrim).’’
Imam El-Kurtubi duke komentuar ajetin 87 të sures El-Enbija: ‘’(Kujto) edhe Dhun-Nunin (Junusin), kur ai u largua me zemërim dhe mori me mend se Ne nuk do ta ndëshkojmë atë. Por ai thirri nëpër errësirë: “La ilahe il-la Ente” (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Teje, O Allah); i Lavdishëm dhe i Lartësuar je Ti përmbi çdo të keqe që të mveshin Ty. Vërtet që kam qenë prej të gabuarve.”
Thonë: ’’Dijetarët këtë hadith e komentojnë të ngjajshëm sikur hadithin e njeriut i cili nuk kishte asnjë vepër të mirë... Personi i cili i ka thënë këto fjalë ka qen mu’min dhe muvehid, sepse në disa transmetime thuhet se ai: "Nuk ka pas asnjë vepër të mirë përveç teuhidit", dhe kur Allahu e pyeti atë Pse e bëre atë? O Allahu im, sepse kisha frik ndaj Teje."
Ibn Tejmijje mbi hadithin në fjalë ka dhënë shumë shpejgime dhe detaitime të shumta në shumë vende:
‘’Ky njeri mendoj se nëse punën që dëshiroj ta bënin djemt e tij atëher Allahu nuk do të kishte kudret (fuqi) ta mbledh dhe ta ringjall atë. Pastaj ky njeriu mendoj se nëse diçka shkapërderdhet në atë mënyrë se Allahu nuk do të ketë mundësi ta këthen në formën e vjetër. Secila nga këto është mohim i kudretit të Allahut dhe ringjalljes së tij. Kjo është kufr. Mirëpo përderisa ka iman në dominimin (zotërimin) e Allahut dhe frigë nga ai, atëher ky njeri është injorant dhe ka devijuar në paragjykime. Dhe hadithi këtë kjartë e cek. Allahu ja fali atij përshkak këtij paragjykimi. Kur ai e bëri këtë, sigurisht mendoj se nuk do të ringjallet. Hadithi kjartë tregon këtë. Njeriu - më së paku - kishte dyshime për ringjalljen, mbledhjen e hirit në formën e vjetër, dhe kjo është kufr. Nëse risala (shpallja) do ti kishte arrit, atëher mbi të do të bënim tekfir. Përshkak se kjo don të thotë se ai nuk kishte iman në Allahun azzevexhel. Ata të cilët i kan bërë te´vil kësaj në fjalët: ‘’Nëse Allahu më kap’’ dhe ‘’Nëse Allahu më dënon ‘’ janë gabimisht të marra dhe i kanë ndërruar vendin e fjalëve. Sepse hadithi tregon kjartë se Allahu nuk do ta ringjall atë, për këtë i urdhëroj familjarët që tja djegin dhe tja shkapërdershin hirin duke thënë: ‘’Kur të vdes më digjni dhe më shpërndani në erë dhe det. Për Allahun, nëse Zoti im ka fuqi sigurisht se do të më dënon me një dënim që asnjërin nuk e ka dënuar.’’ Dhe kjo shihet nga harfi i parë 'fa' (fa vAllahi) që është përdorur në fillim të fjalisë së dytë. Kjo tregon shkakun se pse e ka bërë këtë akt. (Dhe pastaj Ibn Tejmijje sjell gabimet të qëndrimeve të tjerëve rreth kësaj mesele që pastaj në fund konkludon: Qëndrimi korrekt i këtij incidenti është: "Ky njeri nuk i dinte të gjitha atributet e Allahut sakt, dhe nuk e dinte Kudretin e Allahut në detaje (imtësira). Shumica e mu’minëve janë si kjo. Dhe vetëm në këto çështje njeriu nuk mundet të bëhet kafir.(Mexhmu’ul fetava, 11/410-411).
Pastaj Ibn Tejmijje thotë në Mexhmu’ul fetava, 12/491: ‘’...Përshkak se ky njeri besoi Allahun dhe besoi në ditën e akhiretit kompletisht (pa pikë dyshimi), ai frigohej sepse e dinte se Allahu shpërblen vepërmirët dhe ndëshkon zullumqarët. Ky njeri i frigohej Allahut i cili mund ta dënonte atë përshkak të mëkateve të tij dhe përshkak të besimit të tij në Allahun dhe ditën e gjykimit (akhiretit) dhe përshkak të veprës së mirë - Allahu e fali atë. Individin të cilin nuk e arrin risala (shpallja - argumenti) i detajizuar (me të gjithë rregullat), nuk do të ndëshkohet derisa ai mohon risalën e përgjithshme në të cilën ndodhet ai.’’
Në veprën Xhamiur’resail 1/159 thotë: ‘’Sigurisht se ai ka rënë në të njëjtin gabim nga shkaku i frigës, sikur ai njeri që gaboj nga gëzimi kur e gjeti deven e humbur.’’
Në Mexhmuatur-resail wel Mesail 3/346 thotë: ‘’Ky njeri ishte nga ata që në përgjithësi besonte në Allahun dhe në ditën e gjykimit, në kuptimin e shpërblimit dhe dënimit mbas vdekjes dhe kjo është ajo vepër e mirë. Dhe përshkak të kësaj frige të madhe nga shkaku i dënimit përshkak të mëkatëve të tij dhe besimin e tij në Allahun dhe ditën e gjykimit në përgjithsi, Allahu e fali atë... Sigurisht se ai ra në gabim nga shkaku i frigës së madhe, sikurse ai personi që e humbi deven dhe pastaj e gjeti dhe gaboj.’’
Tani skemi se çka komentojmë në këtë kur dijetarët kanë dhënë komentet rreth këtij hadithi, por ajo që njerëzit e bidatit futin dyshime është se ata këtë hadith e marin si argument se lejohet shirku në aslu-din ose në esmau va sifat nëse njeriu nuk din nga ato emra, pra duke bërë gjeneralizime.
Këtyre shubuhateve ju janë përgjigjur vetë ulemat e sunnetit përshkak se dijetarët e batilit filluan të argumentohen me këto hadithe.
Thotë Sheikhul Islam Ibn Tejmijje (Allahu e mëshiroftë) në El-Intisar li Hizbilahil-Muvehhidin, 16-18, Akidah el-muvehhidin:
"Secili njeri i cili dyshon në atributet (cilësit) e Allahut në përgjithësi ku nuk ka arsytim me injorancë, ai person bëhet felëshues (murted). Kurse nëse personi dyshon në disa aspekte të këtyre cilësive ku ai arsyetohet, atëher ai nuk është felëshues dhe për këtë shkak Resulullahi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk e bëri tekfir njeriun i cili dyshoj në fuqin e Allahut.’’
Ja Shpjegimet për këtë:
Pse ulematë i kanë bërë kaq shumë te´vil (interpretime) këtij hadithi kur kanë mundur që të jenë decid dhe të prerë dhe të shpëtonin nga ato mundime të mëdha të skjarimeve pra duke thënë shkurt se personi ka bërë kufr por është arsyetuar me injorancë?!?!
Përkundrazi ulemat duke parë rëndësin e kësaj çështje dhe rrezikun se njerëzit mund të bien në humbje, për këtë është dashur që gjerë e gjatë ti bien argumentet duke i skajruar.
Tani pyetja është nga kjo çka kuptuam se a ishte ky person i paditur në përgjithësi për fuqin e Allahut ose ka rënë në dyshim vetëm se në një aspekt të këtij kudreti e cila është kufr por arsyetohet me injorancë???
Sepse Dahlavi thotë: "Ky njeri me siguri të madhe kishte dituri për cilësit e Allahut, dhe për të gjithë (komplet) kudretin e Allahut. Por kudreti nuk është përmendur në çështjet e pamundura vetëm se në çështjet e mundshme. (Pra ky njeri ka kujtuar se kudreti nuk mundet të ndodh në çështjet e pamundura sikur është ajo pra mbledhja e hirit). Dhe ai ka vepruar sipas diturisë së tij!" (Huxh´xhetullahi el Beligha 1/60) Ibn Hazmi tregon qëndrimin e Taberit i cili ka thënë: "Midis grave dhe burrave që kanë kaluar moshën e pubertetit të cilët nuk e kanë njohur Allahun, Emrat e tij Esmau va sifat pa argumente, atëher gjaku i tij dhe pasuria e tij ishte e lejuar... Kur fëmija mbërrinte moshën e 7 v. atëher fillonin ti mësonin fëmit për Allahun, Esmau va sifat dhe për evidencën e tyre..." (El-Fasl 4/280). Imam Neveviu thotë: ‘’Dijetarët kanë ikhtilaf (mospajtim) sa i përket tekfirit të një individi i cili nuk ka ditur cilësit (atributet) e Allahut. Kadi Ijjadi ka thënë: "Njëri nga ata që i ka bërë tekfir këta njerëz ka qenë Ibn Xherir et-Tabari, Hasan El-Eshari i cili më vonë ka ndërruar mendimin. Kurse Grupi tjetër nuk i kanë bërë tekfir vetëm me kusht se nëse ai i mohon këto atribute. (Pra nëse i kanë mohuar atëherë i kanë bërë tekfir). Por nuk i kanë bërë tekfir nëse kanë qenë injorant vetëm në një cilësi, sepse thonë ata: ’’Midis muslimanëve nëse do të pyeteshin për të gjithë cilësit e Allahut me siguri nuk do ti dinin, përveç një pakice të vogël, kurse Allahu i din më së miri se kush prej tyre.’’ (Sherhul muslim 7/70).
Sheikh Abdullah Ebu Batin (Allahu e mëshiroftë) duke ju përgjigjur atyre që përdorin këtë hadith si argument se shirku dhe kufri i madh arsyetohen me injorancë për ti mbrojtur mushrikët thotë:
"Njerzit që kanë mbetur në mes te rrugës së shirkut, nga ky hadith i këtij njeriu i cili e udhëroj familjen e tij që ta djegin, bien argument se personi i cili bënë kufr deri sa është injorant, nuk bëhet kafir vetëm se mu'anidi (inatqori).
Përgjigja ndaj kësaj është: ‘’Të Dërguarit të cilët erdhën me lajme të mira dhe poashtu erdhën edhe me kërcënime. Që pastaj këto njerëz të mos kenë arsye mbas të Dërguarve të Allahut. Dhe gjëja më e madhe se përse ata erdhën ishte adhurimi i Allahut një të vetmin i cili nuk ka partner dhe të na ndalojnë nga shirku, që është adhurimi edhe i tjetërkujt përskaj Tij. Dhe nga këtu nëse një person i cili bënë shirk të madh dhe arsytohet nga shkaku i injorancës së tij, atëherë tregoni se kush dhe cili nuk ka arsytim?!?! Dhe sipas kësaj deklarate i bie se Allahu nuk ka te drejta më shumë sesa inatqori. Sigurisht se autori i kësaj thënje nuk do ta mohon këtë arsyetim. Dhe është normale se ai me këtë thënje do ta kontradikton veten e tij, kurse sa i përket këtij njeriu që urdhëroj familejn e tij që ta djegin, me të vërtetë Allahu e fali atë pershkak se ai kishte dyshime në një atribut prej atributeve te Rabbit! Dhe ai e fali atë për arsye se atë nuk e ka arrit mesazhi. Dhe për këtë shkak Tekijjudini (Ibn Tejmijje) ka thënë: "Se kush dyshon në një atribut prej atributeve të Allahut në të cilën nuk ka arsyetim me injorancë, atëher ai bëhet kafir. Por nëse ai dyshon në një atribut prej atributeve të Allahut ku njeriu ka arsytim me injorancë, atëherë ai nuk bëhet kafir. Dhe për këtë shkak Profeti (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk bëri tekfir mbi personin në fjalë, përveç se nëse i ka arrit argumenti (mesazhi)..." (El Intisar li hizbilahil muvehhidin 16-18, kapitulli i parë 16-19)
Pra e shiqoni se sa të ashpër kanë qenë ulematë rreth këtyre shubuhateve sepse me këto shubuhate u hapet rruga dijetarëve të dunjas që ashtu tani kanë bërë shumë fitne duke i shti në islam shumë murteda, kafira, mushrikë dhe zindikë të këtij ummeti, duke nxjerr kushte dhe stërkushte, pengesa dhe stërpengesa sikur janë "Kufr duna kufr", "Istihlal", "xhuhud"… etj, dhe sot kemi situatën ku asnjë kryetar shteti nuk i kanë bërë tekfir, por i kanë livduar dhe i kanë mbrojtur me fetva dhe jemi aty ku jemi përskak të këtyre shejtanëve që i kanë bërë dëm dhe zullum të madh këtij ummeti në kohën e sotit.
Me këtë përfundon përgjigja në këtë dyshim (shubhe), dhe kuptuam se njeriu që përmendet në këtë hadith besojë në Kudretin (në përgjithsi) dhe besojë se ka jetë pas vdekjes (Dita e Gjykimit - akhiret), por gabimi i tij ishte në një pyetje e detajur.
Mendimin të cilën ne e preferojmë është, mendimi i dytë i cili ceket nga Imam An-Neveviu dhe një prej mendimeve të Ibn Tejjmijjes:
- "Por sidoqoftë, grupi tjetër thotë, se ky njeri nuk ka ditur se ç’po flet. Mirëpo fjalët e atij njeriu nuk kanë qenë në përputhshmëri me besimin e tij të vërtetë, sepse ky këto fjali i ka thënë në gjendje agonie dhe frige ekstreme të cilat ndjenjat e mbizotëruan atë. Dhe për shkak të kësaj gjendje të vështir të agonisë, ai humbi kuptimin e fjalëve dhe nuk dinte qka fliste. Kurse dihet se në këto raste njeriu nuk llogaritet me këto kushte. Kjo i ngjan sikur atij njeriu i cili e gjeti deven dhe nga gëzimi i madh tha: ‘’O Zoti im! Ti je robi im kurse un jam zoti yt..." Normalisht se mbi këtë person nuk bëhet tekfir përshkak se ai këto i tha nga gëzimi tepër i madh që e bëri atë ti harron vendin e fjalëve."
Ibn Tejjmije në veprën Xhamiur’resail 1/159 thotë: ‘’Sigurisht se ai ka rënë në të njëjtin gabim nga shkaku i frigës, sikur ai njeri që gaboj nga gëzimi kur e gjeti deven e humbur.’’
Ndërsa në Mexhmuatur-resail uel Mesail 3/346 thotë: ‘’Ky njeri ishte nga ata që në përgjithësi besonte në Allahun dhe në ditën e gjykimit, në kuptimin e shpërblimit dhe dënimit mbas vdekjes dhe kjo është ajo vepër e mirë. Dhe përshkak të kësaj frige të madhe nga shkaku i dënimit përshkak të mëkateve të tij dhe besimin e tij në Allahun dhe ditën e Gjykimit në përgjithsi, Allahu e fali atë... Sigurisht se ai ra në gabim nga shkaku i frigës së madhe, sikurse ai person që e humbi deven dhe pastaj e gjeti dhe gaboj.’’
Dhe i tërë Falënderimi i Takon Allahut të Lartësuar mbi Arsh', I cili është i pastër nga shpifjet dhe gënjeshtrat e mushrikëve!
Përgaditi: www.Thirrja-ne-Teuhid.com
|
|
| Last Updated ( Tuesday, 20 July 2010 ) |
| < Prev | Next > |
|---|
| Home |
| Video |
| Audio |
| Lidhjet (Links) |
| Na kontaktoni (Contact Us) |
| Kėrko (Search) |
| Programs & Software |
| Forum (Multi-Language) |
| Shqip (Albanian) |
| Bosanski (Bosnian) |
| English (English) |
| Deutsch (German) |
| Francais (French) |
RISI!! Thirrja në Teuhid
RISI!! Mohimi i taghutit është shtyllë e Teuhidit
(Pergaditi: "Thirrja në Teuhid")
Download